Partia Socialdemokrate e Kosovës ka thirrur protestë me moton “JO në emrin tim!”, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë mbledhur numër madh i qytetarëve, që do të marshojnë deri te Qeveria dhe Kuvendi.
Protestuesit në pankarta po mbajnë emrat e të paraburgosurve në Hagë dhe të UÇK-së.
Përderisa në shesh janë parë edhe zyrtarë policorë që po e montojnë situatën.
/TV Arbëria