Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar zëra për një dorëheqje ose distancim të Bedri Hamzës nga Partia Demokratike e Kosovës.
Lidhur me këto dyshime, Tv Arbëria ka kontaktuar Hamzën për të marrë një përgjigje nga ai. I njëjti ka thënë se kjo nuk qëndron.
Madje ai tha se është i fokusuar më gjithë qenien e tij në procesin zgjedhor, shkruan Tv Arbëria.
“I fokusuar me gjithë qenien time dhe ne kemi me dalë shumë mirë në Mitrovicë dhe gjithandej Kosovës. Gjithçka e bëjë në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur, unë jam 100 për qind me krejt qenien time I angazhumë në proces zgjedhor”, tha Hamza për Tv Arbëria./