Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjini pret ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe sigurinë

Gjini pret ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe sigurinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjørnstad.

Gjini ka bërë të ditur se me ambasadorin norvegjez ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ai e ka falënderuar Bjørnstad për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Kosovës, përmes projekteve të ndryshme dhe përkrahjes në proceset integruese.

Gjini ka thënë se beson që populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë dhe kthimin në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.