Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini i ka dhuruar mirënjohjen me titull “Nderi i Gjakovës” boksierit Bernardin Nikaj.
Boksieri nga Kosova po zhvillon një karrierë të suksesshme në kategorinë gjysmë të rëndë.
Ai së fundi triumfoi ndaj boksierit serb Marko Nikolic në meçin e zhvilluar në Austri derisa u shpall fitues me vendim unanim të gjyqtarëve pas 10 raundeve.
25 vjeçari menjëherë pas kësaj luftë tha se synon që ta fitojë titullin e kampionit të botës në këtë kategori.
“Sot, me kënaqësinë më të madhe, e prita në zyrën time boksierin e suksesshëm në përmasa botërore Bernardin Jakaj. Mirënjohja që i dhurova sot Bernardinit për mjeshtërinë e treguar në artin e boksit, është një shenjë e vogël falënderimi për promovimin që po i bën nëpër botë shtetit tonë dhe Gjakovës.”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.
/TV Arbëria