Jo të gjithë e kanë këtë fat: Këto shenja të horoskopit do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

Disa shenja të zodiakut mund të përfitojnë vërtet nga...

Musliu: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rreme, sot të vetmen kauzë e ka veriun e Kosovës, gjoja se atje po bënë mrekulli

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë...

Jashari mirëpret atasheun e ri turk në Kosovë, dakordohen që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tutje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjilani zbulon arsyen e arrestimit të futbollistit, Theophilus Solomon

Extra AL PVC

Dy ditë më parë u raportua se futbollisti i Gjilanit Theophilus Solomon është arrestuar nga policia e Kosovës duke mos u bërë të qarta arsyet e këtij arrestimi.

Por sot, klubi i futbollit Gjilani përmes një komunikate për media ka bërë të ditur arsyen e arrestimit të futbollistit të skuadrës së tyre.

Në komunikatë thuhet se arrestimi i Solomon ka ndodhur për për shkak të një rasti personal që ka pasur më herët, teksa ishte pjesë e kampionatit shqiptar pak vite më parë, përcjellë TV Arbëria.

Klubi i Superligës së Kosovës ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me autoritete e rendit në lidhje me këtë rast.

Komunikata e plotë e Gjilanit:

Sport Club Gjilani përmes kësaj komunikate dëshiron të njoftojë opinionin në lidhje me situatën e krijuar me futbollistin e ekipit tonë, Theophilus Solomon.

Futbollisti me origjinë nga Nigeria të premten është shoqëruar nga policia për shkak të një rasti personal që ka pasur më herët, teksa ishte pjesë e kampionatit shqiptar pak vite më parë.

Ne si klub do të bashkëpunojmë maksimalisht me autoritetet relevante deri në sqarimin dhe pastrimin e plotë të këtij rasti.

Sport Club Gjilani gjithmonë ka treguar kujdes gjatë angazhimit të lojtarëve të ri, kur paralel me cilësitë futbollistike vëmendje i kemi kushtuar edhe anës njerëzore. Njëjtë edhe me futbollistin Theophilus Solomon, i cili ka treguar sjellje tejet korrekte dhe ka qenë shembull për të tjerët në shumë raste.

Ne si klub ofrojmë bashkëpunim sa i përket pjesës tonë të kompetencave edhe pse realisht nuk kemi asnjë lidhje me kohën dhe vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Sport Club Gjilani nuk do të bëjë asnjë koment tjetër në lidhje me futbollistin Theophilus Solomon, derisa autoritetet kompetente të dalin me një vendim përfundimtar.

spot_img

Të fundit

Jo të gjithë e kanë këtë fat: Këto shenja të horoskopit do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

Disa shenja të zodiakut mund të përfitojnë vërtet nga...

Musliu: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rreme, sot të vetmen kauzë e ka veriun e Kosovës, gjoja se atje po bënë mrekulli

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë...

Jashari mirëpret atasheun e ri turk në Kosovë, dakordohen që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tutje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim...

“Njerëzit më urryen, disa më kërkuan ndjesë”, Olta flet për Big Brother VIP

Aktorja Olta Gixhari ka komentuar edhe pjesën e “Big...

Jo të gjithë e kanë këtë fat: Këto shenja të horoskopit do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

Disa shenja të zodiakut mund të përfitojnë vërtet nga një transformim më i madh i jetës së dashurisë Duket se pas verës që mund të...

Musliu: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rreme, sot të vetmen kauzë e ka veriun e Kosovës, gjoja se atje po bënë mrekulli

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se kushtet e Vuçiqit dhe ish kushtet e Millosheviçit janë të njohura për Kosovën.Musliu në...

Jashari mirëpret atasheun e ri turk në Kosovë, dakordohen që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tutje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti atasheun e ri turk, kolonelin Adem Turk. Fillimisht i uroi Turkut emërimin e tij...