Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjilani vazhdon serinë perfekte, mposht Llapin dhe merr kreun e tabelës

Gjilani vazhdon serinë perfekte, mposht Llapin dhe merr kreun e tabelës

Gjilani ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në fillim të sezonit, duke mposhtur Llapin në transfertë dhe duke u ngjitur në vendin e parë të tabelës me gjashtë pikë të plota.

Skuadra gjilanase zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë, ku vendosi praktikisht fatin e ndeshjes.

Heroi i takimit ishte Bilalli, autor i të dy golave për mysafirët.

Goli i parë erdhi në minutën e 19-të, ndërsa i dyti u shënua në minutën e 41-të, duke i dhënë Gjilanit një epërsi të sigurt para pushimit.

Në pjesën e dytë, Llapi tentoi të reagojë dhe të rikthehet në lojë, por pa sukses.

“Skifterat” u treguan të disiplinuar dhe efikasë në mbrojtje, duke menaxhuar avantazhin deri në fund dhe duke siguruar tri pikë të tjera të vlefshme.

Me këtë fitore, Gjilani arrin në kuotën e gjashtë pikëve pas dy xhirove dhe merr përkohësisht kreun e renditjes.

Në anën tjetër, Llapi vazhdon ta kërkojë pikën e parë të sezonit. Skuadra ka pësuar dy humbje në po aq ndeshje dhe mbetet pa fitore në këtë fillim kampionati