Do të jetë Gjilani kundërshtari i Prishtinës në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Skuadra e trajneri Zekirja Ramadani e ka mposhtur Llapin me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Arbnor Ramadani në pjesën e parë pas asistimit nga Përparim Islami.
Kësisoj Gjilani kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas 180 minutave lojë dhe në finale do të ndeshjet me Prishtinën e trajnerit Debatik Curri. /TV Arbëria