Prishtina do ta vazhdojë rrugëtimin e mbrojtjes së trofeut të Kupës së Kosovës me përballjen e vështirë që do ta ketë me Gjilanin.
Ky çift u vendos në shortin e së tetës së finales së Kupës, i cili u hodh sot në shtëpinë e futbollit të Kosovës, me ç’rast u zbuluan tetë çiftet e kësaj faze.
Ndërkohë, kampioni aktual Ballkani do të ketë punë me Vëllaznimin, i cili garon në një rang më të ulët garash, raportoi Gazeta Exspres.
Nënkampionia Drita po ashtu do të ketë punë me një skuadër të nivelit të dytë të futbollit të Kosovës, me Rilindjen 1974.