Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Gjilani i bën konak Malishevës

Gjilani i bën konak Malishevës

Sot vazhdon xhiroja e 15-të në elitën e futbollit kosovar, me dy ndeshje tejet interesante.

Gjatë ditës së sotme do të luhet në Gjilan e në Klinë, shkruan Gazeta Express.

Në Gjilan do të takohen dy ish-trajnerët e Dritës, por me skuadra të ndryshme.

Ardian Nuhiu i Gjilanit dhe Bekim Isufi i Malishevës do të sfidojnë njëri-tjetrin për tri pikë shumë të rëndësishme.

“Skifterat” synojnë fitoren e dytë radhazi në Superligë, pasi e mposhti bindshëm Feronikelin ’74 javën e kaluar.

Në anën tjetër, Malisheva luan për vendin e dytë, pasi në rast fitoreje do ta kalonte Ballkanin në renditje dhe do t’i afrohej Dritës në gjashtë pikë.

Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy skuadra do të përballen këtë sezon.

Herën e parë, Malisheva arriti fitore prej 2-1, me takimin e luajtur në “Liman Gegaj” në Malishevë.

Gjilani zë pozitën e gjashtë në tabelë me 17 pikë të tubuara, derisa Malisheva është e treta me 25 pikë të grumbulluara.

Themes by WordPress