Kemi ndryshim të rezultatit në ndeshjen që po zhvillohet mes skuadrës së Trepçës ’89 dhe asaj të Gjilanit.
Skuadra e Gjilanit ka arritur të kalojë në epërsi prej 2:0 në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, përmes dy golave nga Albert Dabiqaj.
Fillimisht, Dabiqaj e zhbllokoi rezultatin në minutën e 2′ të ndeshjes, kurse e thelloi epërsinë e Gjilanit në 2:0 në minutën e 8′ nga penalltia.
Rezultati momental, 2:0 në favor të Gjilanit.
/TV Arbëria