Policia e Kosovës ka raportuar se në 24 orëshin e fundit ka ndodhur një rast i falsifikimit të parasë, shkruan Arbëria TV.
I dyshuari kishte bërë pagesë me 100 euro false, ndërkaq Policia i ka konfiskuar.
Rasti është në procedurë hetimore.
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan 06.06.2024-12:28. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person kishte bërë pagesë me një bankënotë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka konfiskuar paratë. Rasti në procedurë hetimore.