Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjilan, vrasje në tentativë

Gjilan, vrasje në tentativë

Një vrasje në tentativë është raportuar se ka ndodhur dje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Viktima mashkull  shtetas nga Kosova, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal papritmas në mënyrë tinëzare është goditur me thikë në shpinë nga i dyshuari shtetas nga Kosova. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka informuar Policia.

/TV Arbëria