Një grua në Gjilan e ka njoftuar Policinë e Kosovës se i është zhdukur djali i saj.
Sipas saj, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 09.09.2024 – 09:00. Me 24.09.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka probleme shëndetësore psikike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.