Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është raportuar për një sulm seksual.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person.
”Gjilan / 06.07.2025 – 15:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se ai dyshohet se e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.