Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjilan: Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore

Gjilan: Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore

Polica në Gjilan sot ka arrestuar dy persona, R.B. (27 vjeçar) dhe E.S. (34 vjeçar).

Bëhet e ditur se i arrestuari i parë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej dy vjet e katër muaj për veprat penale ,,Posedimi i paautorizuar i narkotikëve’’, ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej një vit e njëzetë ditë për veprën penale ,,Kanosje dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve’’.

Pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

/TV Arbëria