Një qytetar nga Klina e ka dorëzuar në polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në parkingun e një marketi.
Në kuletë sipas njoftimit të policisë kishte të holla në vlerë prej 1 mijë e 870 euro.
“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.