Një qytetar ka raportuar në polici se ka gjetur mjete të dyshimta të pashpërthyera në Kaçanik, raporton lajmi.net.
Njësitet policore kanë siguruar ambientin derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes, thuhet në njoftim.
“Kaçanik / 13.06.2024 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.”