Presidenti rus Vladimir Putin është intervistuar për herë të parë nga një gazetar perëndimor, gjegjësisht nga gazetari Tucker Carlson.
Putin foli për çështje të shumta, përfshirë edhe për konfliktin e Ukrainës gjatë intervistës që u realizua në Moskë.
Por, gjëja e parë që ra në sy ishte padyshim një veprim i presidentit që në fillim të intervistës.
Ende pa filluar mirë bashkë-bisdemi, Putin hoqi orën e tij e vendosi në mënyrë delicate në tavolinë dhe më pas fërkoi kyçin e dorës për disa sekonda.
Por, çfarë kuptimi kishte ky veprim i tij?
Sipas një eksperti të gjuhës së trupit, gjesti i Putinit mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe strategjik.
Duke vepruar kështu, ai mund të jetë përpjekur të përcjellë një ndjenjë kontrolli dhe autoriteti mbi situatën, veçanërisht në lidhje me kohën e bisedës.
Vendosja e orës në tryezë mund të sugjerojë se Putini sinjalizoi se ai do të diktojë ose menaxhojë ritmin dhe kohëzgjatjen e intervistës.
Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se veprime të tilla mund të interpretohen në forma të ndryshme, dhe kuptimi mund të variojë nga konteksti, personi por edhe kultura.
Vlen të theksohet se intervista e Putinit u shikua nga miliona njerëz në kanalin e YouTube të gazetarit Carlson. Matje të tjera, ende nuk janë bërë të ditura.