Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Olës dhe Vserlos: Më ke gjuajtur në fytyrë

Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Olës dhe Vserlos: Më ke gjuajtur në fytyrë

Dita nisi e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por gjërat ndryshuan kur të gjithë banorët u mblodhën në living. Teksa Gjesti po luante me Aldon dhe Shkëlzenin, Vserlo dhe Ola i kanë ngacmuar.

Vserlo tentoi që t’u merrte ‘topin’ që banorët kishin improvizuar dhe Gjesti iu kundërpërgjigj duke i thyer një vezë në fytyrë. Ai nuk e priti aspak mirë këtë veprim të banorit dhe iu kthye duke i bërtitur:

“Më ke gjuajtur në fytyrë. Më ke gjuajtur te hunda dhe te buza”.

Më pas ai u ngrit në këmbë dhe mori diçka për t’ia hedhur në trup, po Ola, Rozana dhe Laerti i thanë që të mos bënte njësoj si ai.

Gjesti nuk e la me kaq pasi mori një tjetër vezë dhe ia hodhi Olës, e cila po thoshte se me pataten që e kishin bërë si top mund t’u binte në fytyrë.

Ola nuk reagoi pas veprimit që bëri Gjesti por u çua dhe u largua.

“A doni me luajtur, loja me vezë, e mbaruam lojën ne, tani po ju ngacmojmë ne ju”, thoshte Gjesti pasi i theu vezën në kokë Olës.