Drejtori i Këshillit të investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani tha se sa i përket investimeve në Kosovë Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor.
”Duke qenë një treg jo edhe shumë i madh Kosova, Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor”, tha Ujkani.
Ai tutje tha se në kuadër të Këshillit të Investitorëve po përpiqen që të tërheqin sa më shumë investitorë edhe nga vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, këtu me theks të veçantë Ujkani përmendi Qipron dhe Spanjën.
Veç Gjermanisë, sipas Ujkanit edhe kompanitë Franceze janë mjaft invesitore në Kosovë.
”Mendoj byrokracitë e tepruara nganjëherë dalin të jenë pengesa që pak kush i pret”, tha Ujkani për rtv 21 teksa i quajti të pajustifikueshme.