Gjermania ka bërë të ditur se ka ndarë një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën me vlerë rreth 1 miliard euro.
Kështu ka njoftuar ministria gjermane e Mbrojtjes, ku ka dhënë edhe disa detaje, raporton skynews.
Programi do të mbulojë mbrojtjen ajrore, armët dhe automjetet tokësore, shtoi ministria.
“Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me atë që i nevojitet më urgjentisht – mbrojtjen ajrore, municionet dhe tanket”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Me këtë ‘paketë të re dimërore’ ne po rrisim më tej gatishmërinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase në muajt e ardhshëm”.
Ndryshe, shteti gjerman është një ndër vendet që më së shumti e ka ndihmuar Ukrainën, e cila po lufton me pushtuesit rus.
/TV Arbëria