Përfaqësuesja e Gjermanisë në basketboll është skuadra e tretë gjysmëfinaliste në Kampionatin Botëror.
Gjermanët në çerekfinale kanë arritur fitore ndaj Letonisë pas një ndeshje shumë të fortë me dy pikë diferencë 81:79.
Ka qenë një ndeshje shumë e barabartë me dy përfaqësueset që krijonin epërsi kohë pas kohe, por në fund gjermanët morën fitoren.
Ylli i Orlando Magic, Franz Wagner ka qenë shënuesi më i mirë te gjermanët në këtë duel me 16 pikë e tetë kërcime.
Te letonezët më së shumti u dallua Arturs Zagars me 24 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
/TV Arbëria