Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjermania jep donacion për njësinë e deminimit të FSK-së

Gjermania jep donacion për njësinë e deminimit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në takim me Shefin e Mbrojtjes të Ushtrisë Gjermane, gjeneral Eberhard Zorn, bëri të ditur se Gjermania ka dhuruar një donacion për njësinë e deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

“Miqësia me Republikën Federale të Gjermanisë rrjedh natyrshëm si lidhje nga e kaluara që vazhdon të thellohet me bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet të të dyja shteteve, dëshmi e së cilës është ndihma e vazhdueshme që pranojmë nga ky shtet, ashtu siç edhe sot pranuam donacionin me pajisje të deminimit nga ana e Shefit të Mbrojtjes të Ushtrisë Gjermane, gjeneral Eberhard Zorn”.

Mehaj bën të ditur se me Zorn kanë biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit në disa fusha teksa e ka informuar edhe për aktivitetet e FSK-së.

“Në takim me Shefin Mbrojtjes biseduam rreth fushave specifike ku mund të rrisim bashkëpunimin, me theks të veçantë në logjistikë, në fushën e mjekësisë, dhe trajnime të përbashkët që do shërbejnë për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtarakëve tanë”.

“Gjeneralin e njoftova rreth aktiviteteve që FSK është duke zhvilluar përsa i përket përgatitjeve për Defender ’23, si shtet nikoqir i këtij ushtrimi fushor, por gjithashtu dhe për gatishmërinë që kemi shprehur për ofruar trajnime për ushtarakët ukrainas”.

“Mes të tjerash gjeneralit i ofrova bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të informacioneve, dhe në zhvillimin e ushtrimeve të përbashkëta në terrenet tashmë të shpronësuara në hapësirën e ish-Aeroportit të Gjakovës, në Cernushë dhe Babaj të Bokës.
Edhe një herë shpreha rëndësinë e investimit të kompanive gjermane në industrinë e mbrojtjes në Republikën e Kosovës, dhe synimin që ne si ushtri dhe si shtet kemi për tu anëtarësuar në NATO dhe BE. Puna dhe rezultet konkrete bashkojnë shtetet dhe kombet”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

/TV Arbëria

Powered by WordPress