Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjermania është duke ‘vuajtur’ për punëtorë në këto sektore të punës

Gjermania është duke ‘vuajtur’ për punëtorë në këto sektore të punës

Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani po përballet me një mungesë alarmante të punëtorëve të kualifikuar, sipas një studimi të ri nga Qendra për Konkurrencë për Punësimin e Punëtorëve të Kualifikuar e Institutit Gjerman për Ekonomi.

Gjatë vitit 2023-2024, rreth 47,400 pozita pune mbetën të paplotësuara në këtë sektor. Mungesa më e madhe është për fizioterapistët, me rreth 1,600 pozita të lira, ndërsa sektori i kujdesit shëndetësor dhe infermierëve ka rreth 7,100 vende të paplotësuara.

Shkaku kryesor i kësaj mungese është plakja e popullsisë gjermane, e cila ka rritur kërkesën për shërbime shëndetësore, duke i dhënë një ngarkesë të madhe punëtorëve aktualë. Ky fenomen ka prekur gjithashtu edhe sektore të tjerë, si ai i ndërtimit, ku janë të lira rreth 42,000 pozita, dhe ai i instalimeve elektrike me 10,350 vende të paplotësuara.

Studiuesit theksojnë se kërkesa për punëtorë të kualifikuar do të vazhdojë të rritet, duke kërkuar masa urgjente për të adresuar këtë krizë të vazhdueshme.

Themes by WordPress