Ekipi olimpik i Gjermanisë e ka fituar medaljen e artë në triatlonin e përzier.
Laura Lindemann ia siguroi Gjermanisë të artën kur i kaloi amerikanen Taylor Knibb dhe britaniken Beth Potter.
Kjo ishte medalja e parë për gjermanet në këtë garë pasi përfunduan në vendin e gjashtë në Olimpiadën e kaluar në Tokyo të Japonisë.
Medalja e argjendtë i takoi Britanisë së Madhe, kurse e bronzta Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për stafetën e përzier të triatlonit, çdo garues noton 300 metra në lumin Sena, e nget biçikletën për 6,8 kilometra dhe vrapon 2 mijë metra