Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjermania do t’i tërheqë sistemet “Patriot” nga Polonia e Sllovakia këtë vit

Gjermania do t’i tërheqë sistemet “Patriot” nga Polonia e Sllovakia këtë vit

Ushtria gjermane do t’i tërheqë sistemet kundërajrore “Patriot” nga Polonia dhe Sllovakia këtë vit, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, pasi Berlini po mundohet që t’i shfrytëzojë më mirë burimet e kufizuara ushtarake.

Vendet janë njoftuar për planet”- citohet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, raporton agjencia “Reuters”. Deklaratën e tij e publikoi grupi i medial “Funke”.

Zëdhënësi shtoi se dislokimi i sistemeve “Patriot” në Poloni duhet të përfundojë në qershor, ndërsa në Sllovaki përfundon në fundin e këtij viti.

Gjermania bëri ofertë për të dërguar tri njësi të sistemit “Patriot” në Poloni për ta siguruar hapësirën ajrore të këtij shteti vitin e kaluar, pasi dy persona u vranë nga një raketë ukrainase që goditi një fshat polak në nëntor.

Gjermania dërgoi dy njësi të këtij sistemi në janar, ndërsa sistemet filluan të arrinin në Sllovaki nga vendet partnere të NATO-s marsin e kaluar, pak pas fillimit të luftës në Ukrainë, për ta fuqizuar pjesën lindore të territorit të aleancës.

Qeveria gjermane ka thënë se një njësi e sistemit “Patriot” do të dërgohet në Ukrainë këtë vit.

Gjermania kishte 36 njësi të sistemit “Patriot”, kur ishte shtet i vijës së frontit të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë. Sot, forcat gjermane kanë vetëm 11 njësi të tilla.

Nëse situata e lejon, ka logjikë që të ndryshohet situata. Na nevojitet fleksibiliteti, sepse nuk kemi sai të pafundme të pajisjeve”- citohet të ketë thënë Marie-Agnes Strack-Zimmermann, kryetare e Komisionit të Mbrojtjes të Kuvendit të Gjermanisë.

/TV Arberia

Powered by WordPress