Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjermania dhe Franca presin nga Kosova dhe Serbia zbatim të plotë të marrëveshjeve në vitin 2024

Gjermania dhe Franca presin nga Kosova dhe Serbia zbatim të plotë të marrëveshjeve në vitin 2024

Gjermania dhe Franca, dy vendet kryesore të Bashkimit Evropian (BE), presin që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë të plotë Marrëveshjen Bazë (Bruksel, 27 shkurt 2023 dhe Ohër, 18 mars 2023) për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së këtë vit.

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Serbi – Anke Konrad dhe Pierre Cochard – nëpërmjet një artikulli të përbashkët në përvjetorin e 61-të të nënshkrimit të Marrëveshjes Elysee që shënoi fundin e armiqësisë shkatërruese pas Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) dhe fillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, përçuan mesazhin e pajtimin në Kosovë dhe Serbi.

“Vlerat e pajtimit dhe bashkëpunimit diskutohen edhe kur është fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne mirëpresim progresin e arritur së fundi në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve dhe presim në vitin 2024 hapa vendimtarë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit”, deklaruan njëzëri diplomatët gjermano-francezë.