Numri i rasteve të njohura të abuzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve në Gjermani u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, sipas një raporti të policisë të publikuar të hënën.
Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) zbuloi se në rastin e prodhimit dhe shpërndarjes së imazheve të abuzimit, numri i rasteve është trefishuar në pesë vitet e fundit, raporton DW.
Kurse numri i rasteve të regjistruara të abuzimit seksual ndaj fëmijëve u rrit me 5.5% në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, në 16 mijë e 375 raste.