Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjermani– Kompania hekurudhore “Deutsche Bahn” shkurton mijëra vende pune

Gjermani– Kompania hekurudhore “Deutsche Bahn” shkurton mijëra vende pune

 Kompania gjermane hekurudhore “Deutsche Bahn” ka planifikuar të shkurtojë mijëra vende pune, kryesisht në administratën e saj, pasi raportoi një humbje neto prej 1,2 miliardë euro (1,3 miliardë dollarë) në gjysmën e parë të 2024.

“Ne synojmë të zvogëlojmë fuqinë tonë punëtore me rreth 30,000 vende pune me kohë të plotë – gjatë pesë viteve të ardhshme”, tha shefi i financave, Levin Holle gjatë prezantimit të bilancit të gjashtëmujorit.

“Reduktimi total i fuqisë punëtore korrespondon afërsisht me “luhatjen natyrore” gjatë dy viteve”, shtoi ai, duke vënë në dukje se vetëm këtë vit, do të shkrihen 1,500 vende pune administrative.

Ai tha se dixhitalizimi dhe automatizimi do të ndihmonte në kryerjen e proceseve administrative veçanërisht – me më pak punonjës.

Njoftimi vjen në një kohë kur operatori shtetëror hekurudhor po përballet me sfida të shumta, duke përfshirë çështjet e përpikmërisë dhe një rënie të numrit të pasagjerëve.

Problemet e këtij viti i atribuohen kryesisht veprimeve industriale, problemeve të infrastrukturës dhe ngjarjeve ekstreme të motit. //a.i/

Powered by WordPress