Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjeologu turk: Pasgoditjet e tërmetit do të vazhdojnë përgjatë dy vjetëve të ardhshme

Gjeologu turk: Pasgoditjet e tërmetit do të vazhdojnë përgjatë dy vjetëve të ardhshme

Ndodhën tri tërmete të forta dhe 9,136 pasgoditje për 20 ditë. Disa nga mijëra pasgoditjet ishin mbi 5.5 dhe 6 ballë.

Drejtori i Qendrës së Kërkimit për Tërmetet në Universitetin e Izmirit, Hasan Sozbilir, ka shpjeguar nëse është normale të ndodhin pasgoditje kaq të shpeshta dhe të mëdha tërmeti.

Ai ka ngritur alarmin e rrezikut nga pasgoditjet, duke u apeluar njerëzve që të mos futen nëpër shtëpi në zonat të cilat veçse janë prekur nga tërmete të forta, raportoi CNNTurk,

“Pasgoditjet e tri tërmeteve në tri vende të ndryshme vazhdojnë në të njëjtën kohë. Prandaj, një rritje e theksuar në numër dhe kohëzgjatje e pasgoditjeve po ndodh tani. Ka pasgoditje serioze në rajon. Mund të shkaktohen ato që i quajmë stuhi tërmeti në intervale të shpeshta, dhe të tilla po ashtu po ndodhin tani. Për shembull, ishim në Defne dje ku ndodhi tërmeti 5 shkallë. Magnituda e këtyre tërmeteve mund të shkojë deri në 6.5 ballë. Sepse dridhjet kryesore të tërmetit ishin 7.7 dhe 7.6. Madje pasgoditjet e tyre mund të shkojnë deri në 6.5 ballë”, ka thënë ai.

Gjeologu ka thënë se nuk mund të tregojë saktë se sa mund të zgjasin pasgoditjet, megjithatë ai ka treguar se sipas përvojës me tërmetin e vitit 2020, edhe tash, pasgoditjet mund të vazhdojnë deri në dy vjet pas.

“Kur mendojmë për tërmetin në Elazig, pasgoditjet vazhdojnë pas tërmetit që ndodhi dy vjet më parë. Kjo do të thotë se ky që është tërmet edhe më i madh, do të përjetojmë pasdridhje të tilla për të paktën dy vjet. Por, distanca kohore e ndodhjes së tyre do të zgjatet dhe fuqia e dridhjeve do të ulet. Por, do të marrë të paktën dy vjet”, ka deklaruar Sozbilir.

/TV Arbëria

Powered by WordPress