Një zjarr i madh shpërtheu në vendpushimin e njohur të skive në Crans-Montana në Zvicër, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Zyrtarët presin që mes të vdekurve dhe të plagosurve mund të jenë edhe turistë të huaj.
Ndonëse ishte raportuar për dhjetë të vdekur, numri i saktë i viktimave dhe identiteti i tyre nuk janë bërë publik, pasi autoritetet thonë se është shumë herët për detaje të sakta.
Megjithatë, ka raportime se bëhet fjalë për dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të lënduar.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit të Shtetit, Mathias Reynard, raportoi se rreth 100 persona u lënduan, shumica rëndë, dhe u dërguan në spitale brenda dhe jashtë kantonit Valais.