Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla për portalin rtv21.tv deklaroi se i mituri është në gjendje stabile pas kryerjes së ekzaminimeve.

“Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare, ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla.