Sipas raportit të fundit (ora 07:37) nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat kufitare në Kosovë kanë një situatë të qetë, me kohë pritjeje të shkurtra prej 3-5 minutash.
Megjithatë, situata ndryshon në pikë kalimet kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.
Në Merdar automjetet përballen me kohë pritjeje prej 40-50 minutash në dalje dhe kolona të gjata deri në 200 metra.
Te Dheu i Bardhë pritjet në dalje të kësaj pike kufitare janë 30 minuta ndërkaq kolona e automjeteve arrin 120 metra.
Në pikat e tjera kufitare, nuk raportohen kolona të gjata dhe koha e pritjes mbetet minimale.