![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Bashkatdhetarët që kaluan pushimet e fundvitit në Kosovë, kanë nis të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Kjo ka bërë që në disa pika kufitare të krijohen kolona të gjata dhe pritje deri në tri orë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dalje të pikë kalimit kufitarë, pritjet janë deri 200 minuta dhe kolona deri në 3000 metra.
Fluks më të madh ka në pikën e Merdarit, me 3000 metra kolona dhe pritje deri në tri orë.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Kurse, në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, kolonat janë 1000 metra dhe pritja deri në tri orë.
E në Mutivodë, në dalje, kolonat janë 450 metra dhe pritja deri në 2 orë.
Në Jarinje, gjatë daljes pritjet janë deri në 50 minuta, e në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3-5 minuta.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)