Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gjendja me softuerët e KQZ-së, Maloku: Ka krijuar amulli dhe dyshim mbi procesin

Gjendja me softuerët e KQZ-së, Maloku: Ka krijuar amulli dhe dyshim mbi procesin

Sociologu Fadil Maloku ka deklaruar se gjendja e krijuar me softuerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka krijuar një lloj amullie dhe një dyshim në gjithë këtë process.

I ftuar në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën, Maloku tha se pavarësisht kësaj institucionet ndërkombëtare po e shohin si proces zgjedhor dhe fer.

“Gjendja po zgjon një amulli, njëfar dyshimi në krejt procesin zgjedhor. Ani pse mekanizmat dhe instutucionet ndërkombëtare posaqërsisht OSBE e ka një mendim të mirë për procesin zgjedhor, pra që ishte fer dhe demokratik. Mirëpo dyshimet u shfaqën në njëfarë mënyre në aktin dhe faktin kur u ndal në atë formë KQZ”, tha Maloku.

Derisa theksoi se Komisioni Qendror do të duhej të ishte institucion i pavarur. Sipas tij, problemi është te kompetencat që ka marrë ky institucion për të menaxhuar dhe kontrolluar këtë platëformë. Kjo pasi sipas Malokut,  është dashur të jetë një kompani neutral eshtetërore apo joshtetërore./TV Arbëria./