Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendja e të plagosurit në Istog vazhdon të jetë e rëndë

Gjendja e të plagosurit në Istog vazhdon të jetë e rëndë

Një person është plagosur dje  me armë zjarri në Istog. I plagosuri është transferuar menjeherë për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Drejtorin i Emergjencës Naser Syla,  ka thënë  për Indeksonline se gjendja e tij  avzhdon të jetë e rëndë.

“I plagosuri është në gjendje të rëndë. Për momentin është në sallë të operacionit, po i nënshtrohet një nderhyrje kirurgjike”, tha ai.

Ndryshe  në lidhje me rastin është arrestuar zyrtari policor Fatjon Hoti, I cili nga pakujdesia kishte plagosur personin I cili tashmë gjendet në gjendje të rëndë.

Polici nga fshati Dubravë dyshohet se ka qëlluar një familjar në një ambient privat.