Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Gjendja e jashtëzakonshme” arsye për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme

“Gjendja e jashtëzakonshme” arsye për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme

 

Shkruan: Afrim Kasolli

Që prej përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit, kalkulimi i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë si të gjendet preteksti për zgjedhje te reja.

Se ky subjekt politik nuk ishte i interesuar për krijim të institucioneve të reja e dëshmoi si fjalimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti në natën të tyre se “Kosova ka President dhe Qeveri” ashtu edhe indiferenca politike e tij deri pas kthimit nga brigjet helenike. Këtu duhet të kujtuar se disa here gjatë fushatës zgjedhore Albin Kurti kishte deklaruar se nëse nuk ia del që t’i siguroj deri në 60 për qind të votave të trupit elektoral, atëherë zgjedhjet e 7 qershorit nuk garantonin zhbllokim të jetës politike dhe institucionale

Në këtë kontekst, duket që tashme preteksti për zgjedhje të reja po i vjen nga zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse edhe nëse mbijeton Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së, kjo parti nuk do të jetë në gjendje te jetë partnere e sigurt qeverisëse. Ndërkohë, nuk është e rastësishme që Albin Kurti e ka ngritur disa herë pragun politik për zgjedhjen e presidentit, përkundër atij kushtetues, deri ne 86 vota. Prandaj, ajo që ai ka nevojë këto ditë është që sa më shume ta amplifikojë pandehmen se LDK vazhdon të mbetet e kapur nga Partia Demokratike e Kosovës, sepse masivizimi i këtij narracioni është treguar një “minierë ari” Albin Kurtin dhe “xehe qymyri” për këtë subjekt politik. Fatkeqësisht, që ky pretendim të bëhet i besueshëm në masë të madhe i ka kontribuar dje edhe Lumir Abixhiku me fjalimin e tij. Ndërkohë, thellimi i tensioneve ndërmjet këtij të fundit dhe kryetarit të Prishtinës pas koalicionit të Përparim Ramës me PDK vetëm sa po e kompletojnë këtë mozaik.

Sidoqoftë, njëra nga arsyet e vërteta që Albin Kurti ka interes për zgjedhje të jashtëzakonshme të reja, para themelimit të institucioneve qeverisëse janë krejt tjera. Ato kanë të bëjnë me faktin se fryma e mobilizmit permanent elektoral po tregohet burim real i pushtetit të tij politik.

Këtu duhet kujtuar se pas katër viteve të qeverisjes së plotë Lëvizja Vetënendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit ne 42 për qind të trupit elektoral. Kurse, vetëm me qeveri në detyre, ajo ia doli t’i fitojë 7 komuna në zgjedhjet komunale të tetorit të vitit të kaluar, sa i kishte pasur vetëm tri, si dhe 50 për qind të turpit elektoral në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Është e vërtetë se në zgjedhjet e 7 qershorit ky subjekt politik pati tkurrje elektorale në raport me ato të parafundit, por përsëri për shkak të abstenimit të një numri të madh të qytetarëve në këtë proces elektoral ajo e siguroi një përqindje me të madhe se sa në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Në anën tjetër më mirë nuk kaluan as partitë opozitare. Dhe kjo është fitorja më e madhe politike e Albin Kurtit. Sepse për të me rëndësi është qytetarët të mos e shohin si alternative opozitën.

Në këtë kontekst, kalimi nga njëra palë zgjedhje të jashtëzakonshme në tjerat nuk është asgjë tjetër, pos operim brenda strategjisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbajtur pushtetit pa dhënë llogari qeverisëse. Në fund të fundit, skenar gjendet i brendashkruar në traktin politik personal të Albin Kurtit, “se ne nuk mund as ta fitojmë e as ta mbajmë pushtetin pa një gjendje të jashtëzakonshme”.

Dhe kjo mundësi e artë ne fillim i erdhi me gjendjen e pandemisë dhe shkarkimit të qeverisë Kurti 1 në kulmin e saj. Ndërkohë, tash po e mirëmban pa vetë pa telashe.

Prandaj, partitë opozitare kanë të drejtë që tentojnë t’i shmangin me çdo kusht zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, sepse apo po tregohen fatale për to e përfituese për Lëvizjen Vetëvendosje. Por të njëjtat janë gabim me shpërfilljen që e kanë dëshmuar ndaj nevojës për t’u përgatitur për ballafaqim të duhur për situata të vazhdueshme të jashtëzakonshme.

Në këtë mënyrë, ato e kane neglizhuar armën mw të fortë politike të kundërshtarit të tyre, edhe pse e njëjta ka qenë e shkruar. Por si duket as nuk kanë denjuar për ta lexuar. Sepse kane refuzuar ta pranojnë faktin se epoka e rehatisë qeverisëse administrative ka perënduar për një kohë, rikthimi i së cilës nuk shihet në horizont.