Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një vajze që ishte zhdukur me 7 nëntor të këtij viti në Malishevë.
E njëjta është intervistuar në prezencën e zyrtares për punë sociale. Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar tek familja e saj.
“Malishevë, 07.11.2024-23:00. Lidhur me rastin është raportuar se me 11.11.2024 njësiti i hetimeve ka arritur te gjej vendndodhjen e viktimës femër kosovare dhe e njëjta është intervistuar në prezencën e zyrtares për punë sociale. Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar tek familja e saj”, thuhet në njoftim.