Policia ka njoftuar se është gjetur vajza e mitur që u raportua si e zhdukur në Mitrovicë të Veriut, më 26 korrik.
Bëhet e ditur se personi i zhdukur është paraqitur dje në stacionin policor së bashku me prindin e saj.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë.