Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjendet shëndosh e mirë 32-vjeçarja nga Prizreni e zhdukur para disa ditësh

Gjendet shëndosh e mirë 32-vjeçarja nga Prizreni e zhdukur para disa ditësh

Policia ka bërë të ditur se është gjetur 32-vjeçarja nga fshati Reqan i Prizrenit, e raportuar e zhdukur para disa ditësh.

Ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se vullnetarisht ka qëndruar larg shtëpisë.

“Sipas informacioneve nga familjarët, gruaja kishte probleme të shëndetit mendor dhe edhe më parë kishte pasur raste të largimit nga shtëpia, por kishte mbajtur kontakte telefonike me familjen. Ndërsa, në dy muajt e fundit, ajo kishte humbur çdo kontakt me ta.”, thuhet në njoftimin e PK-së.