Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet para dhe ari me vlerë rreth 33 mijë euro të raportuara si të vjedhura

Gjendet para dhe ari me vlerë rreth 33 mijë euro të raportuara si të vjedhura

Një qytetar nga fshati Kushnin i Hasit-Prizren ka raportuar një rast vjedhje e rende që dyshohet se i kishte ndodh në oborrin e shtëpisë së tij.

Ankuesi ka deklaruar se para se te shkoj në Bosnje, më datë 17.12.2022, për një vizite mjekësore, pasi që gjithë familjen e ka atje, i kishte groposur në tokë, në oborrin e tij dy tasa xhami me stoli ari me vlerë 6 deri 7 mijë euro dhe para 26.000 euro.

Sipas Policisë, pasi që është kthyer nga Bosnja më datën 14.02.2023, ka dashur që të i nxjerr stolitë e arit dhe shumën e parave që i kishte groposur, por përveç një ene me stoli ari që e ka gjet, sipas tij, mungonte ena tjetër me para 26.000 euro.

“Rasti nuk është hap menjëherë pasi që është dashtë të kryhen hetime preliminare dhe mbledhjen e dëshmive tjera lidhur me rastin. Me datë 22.02.2023 në Stacionin Policor Prizren, ka ardhur përsëri ankuesi, i cili ka deklaruar se vjedhjen e parave dhe stolive të arit dyshon se e ka kryer një i dyshuari –fqinjë i tij, të cilën ankuesi para se të shkonte në Bosnje ka deklaruar se e ka angazhuar që të kujdeset për pulat e tij. I dyshuarit , i cili pranon se gjate kohës sa ankuesi kishte shkuar në Bosnje, e kishte angazhuar që të kujdeset për pulat e ankuesit, por mohon kategorikisht se e ka kryer ketë rast të vjedhjes. Në lidhje me rastin dhe deklaratat e marra, veprimeve hetimore në teren është informuar prokurori kujdestar/ departamenti për krime të përgjithshme , i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ” vjedhja e rende” , të kryhen veprime hetimore në drejtim të ndriçimit të rastit, ndërsa i dyshuari për momentin të lirohet në procedure të rregullt. Më datë 25 shkurt pronari i sendeve te vjedhura ka raportuar se pasi që edhe një herë ka kontrolluar vendin e ka gjetë edhe enën tjetër me para, në vendin ku e ka gropos, herën e parë kur i ka kërkuar parat e ka ngatërruar vendin“, thuhet në njoftim./TV Arbëria