Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjendet pa shenja jete një shtetas turk në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një shtetas turk në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jete një person.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 10:30 të mëngjesit të 25 majit, në një banesë është gjetur i vdekur Selcuk Atabay, 79 vjeçar, shtetas i Turqisë.

Viktima është konstatuar pa shenja jete nga ekipi i emergjencës që ka dalë në vendngjarje pas thirrjes së parë.

Personi i parë që ka njoftuar autoritetet për rastin ishte O. M, i cili e ka gjetur viktimën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë njoftuar edhe hetuesit për procedurat e mëtejme.

Shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta dhe rasti është në fazë fillestare të hetimit.