Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 16:37.

“Një mashkull nga Kosova është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.

/TV Arbëria