Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë
Bëhet e ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij derisa rasti është duke u hetuar nga Policia.
“F. Kosovë/ 18.03.2025-09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij dyshohet se ka ndërruar jetë. Ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë i është lejuar për ceremoni mortore”, thuhet tutje.