Policia e Kosovës ka raportuar se një person në Gllogoc të Drenasit është gjetur pa shenja jete.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndryshe, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gllogoc 02.12.2024 – 14:50. Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.