Një person është gjetur pa shenja jete afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në një person të shtrirë në tokë.
Tutje në raport thuhet se nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
“Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull nga Kosova, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/