Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjendet pa shenja jete një grua te liqeni i Batllavës

Gjendet pa shenja jete një grua te liqeni i Batllavës

Një grua është gjetur pa shenja jetë në Liqenin e Batllavës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:15, është pranuar informata për një trup të pajetë, në liqenin e Batllavës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, femër, rreth 45 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon punën për ndriçimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.