Një grua rreth 50 vjeçe është gjetur e vdekur sot në detin e Vlorës.
Përgjatë Lungomares, 50-vjeçarja është nxjerrë në breg të detit nga dallgët.
Ndërkohë që policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për identifikimin e viktimës.
“Sot, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.