Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjendet pa shenja jete një grua në një objekt të pabanuar në Pejë

Gjendet pa shenja jete një grua në një objekt të pabanuar në Pejë

Është gjetur pa shenja jete një person në një objekt të pabanuar në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

“Më 06.09.2025 rreth orës 18:30 policia është njoftuar se në një objekt të pabanuar, në dysheme është i shtrirë një person, i cili dyshohet se është pa shenja jetë”.

“Policia dhe emergjenca kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /KlanKosova