Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete të shtunën në Kamenicë.
Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.